Vendosni fjalën kyçe....

“Pardje nuk e la Lleshin, sot shkoi vetë me bisht nën shalë në Presidencë”


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit mes klryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Berisha thotë se Rama dy ditë më parë i ndaloi Sandër Lleshit, të shkonte në Presidencë, ndërsa sot ka shkuar vetë me “bisht nën shalë”.

“Ketij i thone shah!
Me bisht nen shale ne presidence!

Miq, pardje Kallam Deshtaku nuk lejoi keshilltarin Lleshi te shkoje ne presidence, pra nuk lejoi gjeneralin te parqitet tek kryekomandanti. Sipas mediave, kerkeses se presidentit, kryekomandantit per takim gjenerali iu pergjigj ushtarakisht: do te vije si minister pasi te me dekretoni.

Me terma te tjera ne me njohsh si minister te njoh per president, perndryshe nuk te njoh as si kryekomandant!

Mbreme Kallam Deshtaku u dergoi mesazh deputeteve te tij: No coment per rrezimin e Lleshit. Politika eshte shah.

Sot Kallam Deshtaku u gdhi mat!!

Fitimtar por me bisht nen shale hyri ne presidence.

Ruci thote: ketij i thone shah-mat o Kallam Deshtak!”, shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama i cili deri më tani ka qëndruar i heshtur pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, ka shkuar në Presidencë.

Mësohet se ka qenë Rama ai që ka kërkuar të takohet me Presidentin Ilir Meta, takim i cili zgjati rreth 90 minuta.

Pas këtij takimi,  Kryeministria njoftoi se “me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.”

Më tej në njoftim thuhej se bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës. Por asnjë detaj më shumë nuk u bë i ditur.

Presidenti Ilir Meta njoftoi një ditë më parë, se kishte vendosur të mos e dekretonte Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, por pa dhënë shumë detaje.

 “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ditën e djeshme, një lajm qarkulloi në media se Rama u kishte dërguar një mesazh deputetëve socialistë, të mos bënin asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.

 “Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e kryeministrit drejtuar deputetëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *