Rivaliteti i nxehtë midis dy superfuqive të futbollit turk shpërtheu në dhunë të premten pasi lojtarët u përleshën në fushë pas fishkëllimës së fundit në ndeshjen mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçe-s që përfundoi në barazim 2-2.
Tre kartona të kuq u nxorën nga gjyqtari i ndeshjes pasi lojtarët e të dyja palëve u përfshinë në grindje, të cilat ndodhën menjëherë pas përfundimit të derbit të përjetshëm në stadiumin “Turk Telecom” të Galatasaray-t, pasi lojtarët fillimisht filluan të shtrëngojnë duart.
Ish-lojtari i Tottenham Hotspur dhe lojtari i Spanjës, Roberto Soldado, që tani përfaqëson Fenerbahçe-n, ishte mes atyre që u nxorën jashtë fushe bashkë me shokun Jailson dhe Badou N’Diaye të Galatasaray-t.
Momente më parë, barazimi mahnitës i Jailson i dha një pikë me shumë vlera Fenerbahçe-s, që këtë sezon po luan shumë dobët dhe kërcënohet nga fundi i renditjes.
Lojtarët rezervë dhe stafi nga të dyja palët u futën në fushë pas përleshjes që shpërtheu.