Dhjetë persona, ndër të cilët një familje me nëntë anëtarë kanë humbur jetën nga përmbytjet pranë Palermos, në ishullin jugor të Sicilisë.
Tragjedia vjen një javë pasi Italia u godit nga stuhitë dhe përmbytjet më të rënda në dekada, të cilat kanë marrë jetën e 20 personave deri tani.
Familja, duke përfshirë fëmijët e moshës 1, 3 dhe 15 vjeç, u gjetën në vilën e tyre në Casteldaçia pasi lumi Milicia doli nga shtrati dhe përmbyti shtëpinë e tyre, thane të dielën shërbimet e shpëtimit.
Një person tjetër humbi jetën në Siçili, pasi u gjet i pajetë në makinën e tij. 2 persona të tjerë rezultojnë të humbur dhe kërkimet për ta kanë nisur.
Numri zyrtar i personave që kanë humbur jetën nuk dihet ende por deri tani janë pohuar të paktën 20 viktima në veri dhe perëndim të Italisë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në veriperëndim dhe jugperëndim të Siçilisë por edhe në Venezia.