Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj po prish pedonalen dhe po vë në rrezik kalanë, për pastrim parash” (FOTO)


Pasi Bashkia e Tiranës hapi tenderin për të prishur pedonalen e Tiranës “Murat Toptani”, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, kujton se si pedonalja u ndërtua me fondet e Bashkimit Europian në kohën kur kryebashkiak ishte Lulzim Basha ndërsa e konsideron këtë si një shpërfillje nga ana e bashkisë për investimin prej 2 milion eurosh të BE-së.

Zhupa thotë se arsyeja pse u vendos të ishte pedonale lidhet me rrënonjat e kalasë së Tiranës, që vihen në rrezik nëse kjo do shndërrohej në rrugë makinash.

“Shpërdorimi i fondeve të Bashkimit Europian dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga Veliaj në funksion të mafias së ndërtimit.

Vendimi i fundit nga bashkia e Erioni Betonit është që në funksion të futjeve të betoniereve të Fusha shpk që do ndertojnë kulla te teatri, edhe me pas te makinave, pedonalen Murat Toptani, ta prishin edhe ta bëjnë rrugë makinash (foto tenderi i hapur nga bashkia) Pedonalja e paë e qytetit u ndërtua me fondet e Bashkimit Europian, si një projekt i bashkisë së Lulzim Bashës me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohës Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha (fotot e aktivitetit).

Ndërkohë zgjedhja për ta shndërruar në pedonale nuk ishte e rastësishme por lidhet me rrënonjat e kalasë së Tiranës, edhe me objekte me vlerë të trashegimise kulturore, të cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik.

Por pavaresisht parave te investuara nga BE, ku ne aspirojne te behemi anetar, me shperfilljen me te madhe ne interes te oligarkeve te ndertimit merret vendimi per ta prishur nga Bashkia e Erioni Betonit. E bene parate e europianeve dhe vizioni i Lulzim Bashes, dhe duan ta prishin aferet me oligarket dhe mungesa e vizionit e Erion Veliajt. .”, shkruan Zhupa.

Sipas zëdhënëses së PD-së, ky është vecse një vijim i avazit të bashkisë për të shkatërruar trashëgiminë kulturore, këtë radhë duke harxhuar jo vetëm paratë që vijnë nga taksat e shqiptarëve, por edhe ato të taksapaguesve europianë.

“Gjithashtu ky vendim pervecse harxhon para te tjera nga taksat tona, edhe hedh ne kosh ato te taksapaguesve europiane ve edhe ne rrezik trashegimine tone kulturore. Vete bashkia Tirane ne webin e saj, shkruan per pedonalen “ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike” (foto nga webi i bashkise)

Por avazi i vjeter i dyshes Veliaj-Rama per te shkaterruan trashegimine kulturore vazhdon. Ata qe shkaterruan stadiumin, duan te shkaterrojne teatrin, kane vene ne rrezik qendren historike, duan te vene ne rrezik Kalane e Tiranes. Cdo gje vihet ne funksion te mafias se ndertimit dhe pastrimit te parave, pa pyetur per interesat dhe per parate e qytetareve.”, vijon më tej Zhupa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *