Vendosni fjalën kyçe....

Tellallët e Ramës dhe kushtetuta


Nga Ergys Mërtiri 

Tellallët e Ramës më në fund u kujtuan për kushtetutën, të cilën Kryeministri e ka bërë prej kohësh si letër Bakalli. Ata gjetën rastin tashmë të shprehin indinjatë për mosrespetimin e saj nga Presidenti.

Kur Rama zgjedh Arta Markun me 50 + 1, dhe pa veting, kur prokurorja e përkohshme shkel kushtetutën duke marrë kompentenca që nuk i takojnë, kur vendi mbetet pa Gjykatë Kushtetuese, kur Rama i merr kompetencat e Bashkisë për t’i dhënë kompanisë “Fusha” truallin e teatrit dhe kur parlamenti nxjerr një ligj special për t’i dhënë një projekt pa konkurs kësaj kompanie askujt prej tyre nuk ia ndjeu për kushtetutën. Konstitucionalistët u kujtuan sot, kur Presidenti merr përsipër një kompetencë që, sido që të jetë, kushtetuta ia jep, në raste të veçanta.

A është ky rasti i duhur? Duke parë se në çfarë pike ka rënë qeverisja, duke parë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kemi institucione që të korrigjojnë veprimet e papërgjegjshme të Kryeministrit, Meta ka bërë gjënë e duhur.

Kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur pushtetin absolut në duart e një njeriu që ka uzurpuar dhe nxjerrë jashtë loje të gjithë institucionet e pavarura dhe i vënë plotësisht në funksion të mbyljes së skandaleve të turpshme ku ka rënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *