Ditën e sotme kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.
“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indifirencë burokratike dhe formalitete justifikuese”- thuhet në letrën e PBDNJ drejtuar Presidentit.
Vrasja e 35-vjeçarit në Bularat ka ngjallur shumë debat. Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.
Avokati i të ndjerit ka deklaruar së fundmi se trupi i Kaçifas do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes. Avokati Efthimios Navridis tha për ANT1 se hetimet nga pala shqiptare kanë përfunduar.