Sfida Inter- Barcelona do të regjistrojë të ardhurat më të mëdha të historisë së futbollit italian duke arritur shifrat e 5.8 milionë eurove.
Inter do të presë Barcelona-n në mbrëmjen e së martës në San Siro për ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League.
Disa ditë më parë ishte përfolur për një shifër rekord të fitimeve në stadiumin e Milanos, dhe tani është konfirmuar nga vetë klubi Zikaltër.
Nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter, Inter ka konfirmuar shifrën e frikshme që do të fitojë nga shitjet e biletave. 5.8 mln euro është një shifër rekord e të ardhurave për një klub italian.
Inter aktualisht ndodhet në vend të dytë të grupit pas Barcelona-s.