Vendosni fjalën kyçe....

Kaledonia e Re refuzon pavarësinë nga Franca


Votuesit në Kaledoninë e Re kanë refuzuar pavarësinë nga Franca. “BBC” shkruan se në referendumin e mbajtur një ditë më parë, 56.4% e votuesve zgjodhën të mbeten pjesë e Francës, ndërsa 43.6% të tjerë votuan për t’u larguar.

Sikurse raporton “BBC”, pjesëmarrja ishte rreth 81%.

Ky referendum u premtua si pjesë e një marrëveshjeje dy dekada më parë, pas një fushate të dhunshme nga separatistët e popullit Kanak indigjen.

“Më duhet të ju tregoj se sa krenar jam që e kemi kaluar përfundimisht këtë hap historik,” shtoi tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë një vizite në kryeqytet, Nouméa, në maj, Macron tha se Franca do të ishte“më pak e bukur pa Kaledoninë e Re”.

Kaledonia e Re në vitin 1853 është aneksuar nga Franca. Që nga kjo datë e deri në vitin 1946 ishte zonë koloniale. Ndërsa deri në vitin 2003 Kaledonia e Re ishte pjesë e Komunitetit të Rajoneve tejdetare të Francës. Por me ndryshimet kushtetuese të vitit 2003, Kaledonia e Re u bë një rajon autonom pranë Francës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *