Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme, votohet emërimi i Lleshit si zv.ministër


Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme.

Arsyeja për këtë është miratimi i dekretit të presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm si dhe vendimi për emërimin e Sandër Lleshit si zv.ministër i Brendshëm.

Kandidatura e Gjeneralit Sandër Lleshi iu paraqit kreut të shtetit për miratim para një jave, por presidenti nuk e dekretoi emërimin e tij.

Lleshi pritet të jetë zv.ministër me kompetencat e ministrit, ndërsa emërimi i tij do bëhet me VKM të veçantë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Pas mosdekretimit të Lleshit si ministër, paraditen e djeshme kryeministri Rama shkoi në zyrën e presidentit Meta ku diskutoi për çështjen në fjalë.

Kreu i qeverisë e pohoi në “Twitter” emërimin e Lleshit si zv.ministër duke thënë se ai do marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *