Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikisht Ramës: Koha kur drejtonte Sekretari i Parë ka mbaruar!


Presidenca ka zbardhur hollësitë e takimit Meta-Rama paraditen e djeshme pas mosdekretimit të propozimit të Ramës për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Në njoftim theksohet se kreu i shtetit ka konfirmuar përkushtimin maksimal ndaj Kushtetutës dhe rritjes së klulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional në vend.

Në reagim theksohet gjithashtu se presidenti nuk do lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson.

Në fund Meta thekson se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar.

“Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë  interes. Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”. – thuhet në reagimin e Metës.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama e cilësoi si shkelje të Kushtetutës mosdekretimin e propozimit të tij Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm, ndërsa shtoi se në seancën e nesërme plenare do niste t’i krijonte bindjen presidentit se kandidatura e Lleshit kishte qenë e përshtatshme.

“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit, i cili ka Top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës”. – deklaronte Rama para të tijëve

Pak më herët Presidenca publikoi një tjetër njoftim, ku sqaronte takimin mes kreut të Kuvendit, Ruçi dhe presidentit Meta. Në takim u diskutua konsultimi i Metës me forcat politike për datën e zgjedhjeve lokale si dhe zhvillimine procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *