Presidenti Meta ka vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen në datën 30 qershor.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit u konsultua me krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore për të përcaktuar mbajtjen e zgjedhjeve.
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘gj’ dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018