Vendosni fjalën kyçe....

Pas shprehjes me “F*ck”, reagon Kumbaro: Keqardhje për vorbullën e krijuar


Mirela Kumbaro është komentuar shumë së fundmi për shprehjen e kopjuar. Për të nxitur rininë të lexojë sa më shumë libra, Kumbaro përveçse përdori një fjalor të papërshtatshëm për një ministre, përdori një thënie të kopjuar nga një regjisor i famshëm – John Sammuel Waters.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit” ,  ka shkruar Kumbaro por pa cituar autorin.

Pasi pati reagime të shumta për këtë shprehje të kopjuar ka folur sërish vetë ministrja e Arsimit  nëpërmjet një postimi në Twitter. 

“Keqardhje për vorbullën e krijuar nga citimi origjinal i John Waters,që siç ia arriti qëllimit kur e tha e bëri të flitej për librat,ia arriti sërish,paçka se kët’herë keqkuptimet ranë n’”kurrizin” tim. Ftoj të gjithë të mirkuptojnë qëllimin e të mos bien pre përkthimit të gabuar.”, reagoi ajo. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *