Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit nënshkruan marrëveshjen rekord me gjigantin gjerman


Reali i Madridit është shumë pranë zgjatjes së kontratës me sponsorin e tij zyrtar sportiv “Adidas”.

Edhe pse sezoni për galaktikët nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se ekipi renditet aktualisht shumë poshtë në shkallët e renditjes, sërish marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Sipas spanjolles “Marca”, madrilenët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje 10-vjeçare me gjigantin gjerman të prodhimit të vëshjeve sportive nga e cila do përfitojnë 1 miliard e 100 milionë euro, 110 milionë euro në sezon.

Aktualisht “Los Blancos” mbajnë vendin e gjashtë në renditje, 7 pikë larg kreut që mbahet nga Barcelona.

Reali i Madridit ka dyfishuar fitimin nga marrëveshja e mëparshme që ishte vetëm 52 milionë euro në sezon.

Ndër klubet e tjera Juventusi fiton 25 milionë në sezon nga “Adidas”, Interi dhe Roma fitojnë nga amerikanët e “Nike” 9.3 dhe 5.4 milionë euro ndërsa Napoli fiton nga “Kappa” 7.8 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *