Vendosni fjalën kyçe....

Sebastian Kurz: Serbia në BE vetëm nëse arrin një zgjidhje me Prishtinën


Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka deklaruar së fundmi nga Begoradi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses.

“Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes. Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj njerëzve që t’i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë”, tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiç tha se Austria, edhe pse para dhjetë vjetësh e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Serbët dhe shqiptarët janë milje larg nga çdo zgjidhje, por nëse arrijnë të bëjnë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *