Templates by BIGtheme NET

Pas 2 muaj në spital, Demi Lovato ndryshon tërësisht mënyrën e jetesës

Të gjithë e dimë problemin që ka Demo Lovato me drogën. Por së fundmi ajo ka kaluar disa javë në rehabilitim. Pasi ka kaluar 90 ditë nën kujdesin e mjekëve këngëtarja e njohur ka vendosur që të ndryshojë tërësisht jetën e saj, duke parë vetëm gjërat pozitive.

jë burim ka treguar se ajo është më mirë dhe se është shumë e lumtur dhe e shëndetshme. Gjithashtu ky burim ka thënë se Demi po distancohet nga miqtë që e mbështesnin për mënyrën e jetesës që kishte më parë.

“Demi ka vuajtur shumë me varësinë ndaj drogës dhe prandaj prindërit dhe miqtë janë shumë të lumtur që ajo punoi dhe ja doli mbanë. Ky proces i ka sjellë Demit shumë përfitime. Jo vetëm që është pastruar dhe është më e kthjellët, por tani ajo ka dhe një mënyrë jetese më të mirë”,  ka thënë një burim shumë i afërt i këngëtares për ‘Entertainmemt Tonight’. 

Tani fansat e saj presin që ajo t’i rikthehet muzikës dhe të sjellë hitin e rradhës. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto