Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se cila është kompania fituese që do kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting” e cila do të kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit.
Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre. Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik.
Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës.