Templates by BIGtheme NET

Bill Gates në konferecë me një kavanoz me jashtëshqitje, ka harxhuar 200 milionë dollarë për kërkime

Miliarderi Bill Gates në Pekin, teksa mbajti një konferencë ditën e sotme u tregoi të pranishme një kavanoz me jashtëqitje njerëzore. Ky kavanoz ishte pranë miliarderit pasi së fundmi ai ka marrë një nismë për studime rreth higjenës dhe sëmundjeve që i kanosen njerëzve. Gates po i kushton një vëmendje të madhe pastërtive të tualeve dhe sëmundjeve që vijnë prej tyre.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka shpenzuar më shumë se 200 milion dollarë për kërkime në këtë fushë gjatë shtatë viteve të fundit. Në këtë konferencë u shfaqën njëzet produkte të higjienës,  me qëllim shkatërrimin e baktereve të dëmshme dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Unë kam për të thënë, një dekadë më parë nuk e imagjinoja se sa do të dija për këtë temë në të ardhmen. Nuk e kisha menduar kurrë se Melinda do të më thoshte të mos flisja për tualetet dhe llumet e fekaleve edhe tekasa hanim darkë”, tha Bill Gates.

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto