Vendosni fjalën kyçe....

Debati për mikrofonin/ Noka: Turp i mbylle fjalën opozitës, Fevziu: Ia mbylla Flamur Nokës


Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu janë përfshirë në një debat midis tyre për “mbylljen e micorfonit”

Pasi Fevziu i mbylli mikrofonin deputetit demokrat gjatë debatit, ky i fundit e cilësoi një “turp” mbylljen e fjalës së opozitës.

Kjo deklaratë e Nokës, ka qenë indicia për fillimin e dabatit mids tij dhe Fevziut, ku të dy janë futur në replika me njëri tjetrin. Fevziu nuk pranoi që i mbylli mikrofonin opozitës por Flamur Nokës sepse nuk po pushonte gjatë debatit.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Është turp që i mbylle fjalën opozitës

Blendi Fevziu: Nuk i mbylla fjalën opozitës por Flamur Nokës,. Rregullat i ve unë

Noka: Mos më thirr mua në emision për të mbyllur mikrofonin

Fevziu: Mua s’ma mbyll gojën mua as ti dhe asnjë në botë

Fevziu: Është turp që i dërgoni sms qeveritarëve, i dërgove sms Xhafës “si të hoqi ai”.

Noka: Ti tregon përralla

Fevziu: Kush tregon përralla? Unë kam bërë opozitën këtu kur duhet ta bëni ju?

Noka: Erdhi Tahiri këtu dhe nuk i mbyllje mikorfonin

Fevziu: Unë i kam mbyllur mikorfonin edhe Ramës, se fliste shumë

Momenti kur Fevziu i mbyll mikrofonin Flamur Nokës:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *