Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e ish-shefit të policisë së burgut të Drenovës


Makina e ish-shefit të policisë të burgut të Drenovës në Korçë është djegur ditën e sotme. Mjeti i Adriatik Parisit ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë kur u përfshi nga flakët së bashku me garazhin.

Shkaqet e djegies së mjetit nuk dihen ende ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Adriatik Parisi u pezullua nga detyra si shef i policisë së Burgjeve në Korçë në shtator të këtij viti.

Pezullimi i tij erdhi në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve, fenomen që kishte vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenovës. Në vend të Parisit u komandua sot Kamber Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *