Vendosni fjalën kyçe....

Edhe sot banorët e Astirit në protestë kundër qeverisë


Banorët e zonës së njohur si  ‘Astiri’ në Tiranë vijuan edhe sot protestën e tyre, për të kundërshtuar prishjen e banesave sipas tyre pa dëmshpërblim nga qeveria, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.

Ashtu si dje, edhe sot ata bllokuan rrugën kryesore dhe i bënë thirrje qeverisë të marrë parasysh kërkesat e tyre, pasi banesat janë në proces legalizimi. Ditën e sotme ata kanë pretenduar se  projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria.

“E more vesh çfarë bëhet, nuk e lirojmë rrugën deri sa ai të na japë përgjigje ne. Zoti Kryeministër të na dalë në televizor dhe të na sqarojë. Po tallet ai me ne. Pa na marrin shtëpitë pa na lajmëruar”, tha njëri nga banorët për mediat ditën e djeshme. 

Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh: “Kur të na vrasin neve, atëherë le të bëjnë atë që kanë nisur. Do bëhemi lugetër edhe do i mbysim. Qeveria po tallet me ne. Nuk tërhiqemi”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *