Templates by BIGtheme NET

Goxha mirë policia…në sektorin e videomontazhit

E keni vënë re së fundi që edhe Policia e Shtetit ka nisur të mendojë që pa pak shitje, punët nuk i duken dhe aq?! Dhe këtu fjala nuk është për shitje informacioni, apo blerje të tij, as për shitje mjetesh në ankande por për sektorin e videomontazheve.

Nisi me daljet e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë por sot, pjesëtarë të ekipit të komunikimit janë nisur fushave të blerta për të filmuar kandidatët për policë.

Pozicion nga sipër, pozicion nga poshtë, instruktori që u tregon si të bëjnë pompat, një tjetër që mban shënime…eh sa punë kanë djemtë. Pas kësaj do t’u duhet të përqëndrohen te montazhi; muzikë shpresëdhënëse, sqarim i “transparencës” që po tregojnë me konkursin. Është e lodhshme shumë që nga 570 të rinj të nxjerrësh 150 fitues! Po më shumë e lodhshme është t’u rrëfesh shqiptarëve që policia punon.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto