Templates by BIGtheme NET

Gwyneth Paltrow publikon për herë të parë fotot nga dasma

Aktorja Gwyneth Paltrow ka publikuar fotot e para nga dasma e saj me producentin Brad Falchuk.

Çifti i famshëm e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë këtë shtator, në një ceremoni me 70 të ftuar.

Mirëpo çdo gjë u mbajt sekret. Ata jo vetëm na surprizuan kur dhanë lajmin e fejesës, por edhe me martesën e tyre të fshehtë.

Por dy muaj më pas, Paltrow duket se i është përgjigjur dëshirës së fansave duke bërë publike disa nga fotot e dasmës, duke nisur që nga mbrëmja e provës.

“Dita më e bukur e jetës sonë,”-shkruan Paltrow në një nga fotot.

Për ceremoninë, nusja kishte zgjedhur një fustan nga Pierpaolo Piçioli i Valentinos – i cili kishte një mbulesë dantelle.

“Më mori një minutë për ta mbledhur veten, por më në fund, për të gjithë ata që ma kanë kërkuar, kjo është dita më e mirë e jetës sonë”.

Paltrow dhe Falchuk filluan të takoheshin në vitit 2014, por lidhjen e tyre e konfirmuan vetëm këtë vit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto