Vendosni fjalën kyçe....

Ishin duke organizuar një sulm ndaj Macron, arrestohen 6 persona në Francë


Në Francë janë arrestuar 6 persona pasi dyshohen se po organizonin një sulm ndaj presidentit të vendit, Emmanuel Macron.

Gjashtë personat janë cilësuar si të lidhur me të djathtën ekstreme dhe janë janë arrestuar në lidhje me një komplot “të dhunshëm” kundër presidenti. Të gjashtë janë kapur nga njësitë e anti-terrorizmit në rajonet lindore franceze të Verës dhe Iseres dhe në rajonin verilindor të Ille-et-Vilaine, shtuan zyrtarët.

Një burim i afërt me hetimin tha se arrestimet erdhën pas raportimeve të një komploti të mundshëm që përfshin “veprim të dhunshëm” që synonte presidentin. Prokurorët kanë nisur një hetim për një “shoqatë terroriste kriminale”, tha një burim gjyqësor.

Një zyrtar tjetër dellaroi: “Ky hetim po shqyrton një komplot, të paqartë, duke përfshirë veprime të dhunshme kundër presidentit të republikës”.

Në korrik 2017, një ekstremist 23-vjeçar i ekstremit të djathtë u akuzua se kishte organizuar gjithçka për të vrarë Macron në paradën ushtarake franceze, në të cilën udhëheqësi francez ishte bashkë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Burimi: The Guardian

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *