Një i vrarë dhe një i plagosur janë gjetur në Durrës mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i plagosuri janë gjetur brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13 në zonën e plazhit. Ndërkohë, në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.
Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.