Templates by BIGtheme NET

Flet artistja egjiptiane që realizoi si mos më keq statujën e Mohamed Salah

Është kthyer si objekt tallje në rrjet statuja e Mohamed Salah që realizoi skluptorja egjiptiane Mai Abdel Allah. Artistja egjiptiane Mai Abdel Allah zbuloi statujën e  Liverpulit në Forumin Rinor Botëror në Sharm El Sheik, Egjipt, por ajo nuk u pëlqye nga askush

Nuk ngurruan edhe krahasimet me statujën e Cristiano Ronaldos. Duke folur për kritikat që ajo ka marrë, Abdel Allah e pranoi se ‘nuk ishte plotësisht e kënaqur me produktin përfundimtar’ dhe pretendon se një pjesë e krijimit të statujës u hoq nga duart e saj.

“ I  mirëpres të gjitha kritikat që ka marrë kjo statujë. Kjo është e natyrshme sepse një artist i nënshtrohet një sërë shijesh, por personalisht nuk jam i kënaqur me produktin përfundimtar të statujës”, u shpreh ajo.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto