Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta dekreton Helidon Bendon si kreun e SHISH-it


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon, si kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Helidon Bendon, presidenti Meta e dekretoi mbrëmjen e kaluar, pas rreth 13 muajve, që kur e propozoi kryeministri Edi Rama.

Meta e kishte paralajmëruar edhe më herët dekretim e Bendos gjatë një interviste me gazetarin Çim Peka,  ku dha arsyet se pse nuk e ka dekretuar për një vit rresht kreun e ri të SHISH.

“Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH.

Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministrit. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.

Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do i jepje.

Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’” janë fjalët e presidentit Meta.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta

Helidon Bendo u komandua nga kryeministri Rama në postin e kreut të SHISH-it në 30 tetor të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Visho Ajazit.

Vetë Bendo ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës – numri dy i SHISH. Për 21 vite me radhë Bendo ka mbajtur detyra të ndryshme në SHISH, nga Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit e deri te Drejtor Drejtorie në AQ./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *