Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset i riu


 
Pak minuta më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se 18-vjeçari Brikeno Brahimaj ka mbetur i plagosur.
I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore. Mbetet ende e paqartë dinamika dhe arsyet e ngjarjes.
Informacion paraprak

Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Brikeno Brahimaj, 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekie të tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *