Tifozët bardheblu kanë pushtuar fushën e lojës mes në sfidën mes Tiranës dhe Kukësit, , të cilët kanë filluar të kapen edhe me vetë lojtarët bardheblu.
Tifozët të acaruar pas rezultateve të skuadrës së tyre, filluan të kapen edhe me lojtarët, duke i kërkuar të heqin fanellën bardheblu, ndërsa vazhdojnë edhe koret ndaj drejtuesve të ekipit.
Menjëherë, erdhi edhe ndërhyrja e forcave policore, dhe tifozët u kthyen të gjithë me vrap drejt tribunës.
“Tirona Fanatics” kohët e fundit ka deklaruar haptas pakënaqësinë ndaj drejtuesëve të klubit madje në sfidën e kaluar ka shfaqur edhe një banderolë kundër Presidentit Refik Halili.