Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentja në Kavajë vetëhelmohet me fostoksinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se 17-vjeçarja me inicialet T.K nga Kavaja është vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj, por ende janë të paqarta arsyet se përse adoleshentja shkoi drejt këtij veprimi drastik.

 17-vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 05.11.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia e mitur T.K., vjeçe 17, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *