Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Durrës, viktima mik i Emiljano Shullazit


Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Edison Haziraj, 39 vjeç, është personi që u gjet i pajetë në makinën tip “Audi A8” me targa AA 857. I plagosur ka mbetur vlonjati tjetër Genci Caca, 33 vjeç.

Dy personat janë qëlluar me armë nga persona te paidentifikuar. Mësohet se ata po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fillimisht u raportua se Genci Caca ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja është ende e paqartë por policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Shën Vlashit, që dyshohet t’i përkasë autorëve.

Viktima i këtij atentati, Edison Harizaj, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, ku me e përmendura është zhdukja e Albano Xhaferrit në Vlorë, në qershor të këtij viti.

Harizaj po ashtu akuzohej se ka qenë pjesë dhe bashkëpunëtor i disa bandave, që drejtohen nga Emiliano Shullazi, në Durrës-Tiranë-Krujë.

Gazmend Merkaj nga Vlora, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Ai ka deklaruar se është në dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata e kanë marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj.

Si[as Markajt, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj e kanë vrarë Albano Xhaferin me mjete të forta që në momentin dhe më pas e kanë dërguar për në garazhet në posedim të Edison Harizajt.

Jo vetëm kaq, por Harizaj dyshohet se ka marrë pjesë gjithashtu në atentatin kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë. Por për këtë nuk janë gjendur prova./Hashtag.al

Albano Xhaferri

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *