Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët shpallin fitoren në Dhomën e Përfaqësuesve, por në Senat dështojnë


Demokratët kanë shpallur fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës në SHBA, por “vala blu” që ata premtuan të largonin presidentin Trump, duket se nuk po arrihet. Republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit.

Edhe pse demokratët kanë tejkaluar tashmë 23 vendet për të cilat kishin nevojë për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, në senat nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Republikanët kanë zgjeruar shumicën e tyre në senat me katër vende, ndërkohë që demokratët dështuan për të marrë një.

Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, në disa të tjera të cilat ishin shumë të ngushta, demokratët mbetën të zhgënjyer.

Pavarësisht shtimit të parave për fushatën deri në -38 milionë dollarë – Beto O’Rourke dështoi para senatorit republikan Ted Cruz. Presidenti Donald Trump nuk nguroi të shpallte fitoren kundrejt demokratëve për senatin.

Votimi i së martës shihej si një referendum mbi presidentin Trump nga demokratët, edhe pse ai nuk është gati për rizgjedhje deri në vitin 2020.

Sakaq, BBC shkruan se kandidatet femra vodhën vëmendjen në Dhomën e Përfaqësuesve, në një cikël zgjedhor që ishte konsideruar si “Viti i Gruas”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *