Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka ofruar para policëve nëse vrasin oficerët superionë, të quajtur “ninxha”, të cilët dyshohen për përfshirje në tregtinë ilegale të drogës.
“Mbrëmë një kolonel policor u vra. Një ninxha, “, tha Duterte të martën në një samit mbi drogat ilegale, siç u përmend nga ABS-CBN News.
“Unë do të shpërblej çdo polic që do të vrasë një epror kur eprori i është futur drogës. Unë do t’ju jap një çmim dhe një udhëtim në Hong Kong “, tha Duterte.
Oficeri Santiago Rapiz u vra gjatë një përplasjeje në qytetin Dipolog në ishullin Filipinas të Mindanao-s, mbrëmjen e së hënës.
Rapiz dyshohet se luftoi kundër oficerëve, kur u përpoqën ta arrestonin atë. Ai u akuzua për përfshirje në tregtinë e drogës dhe lidhje me Melvin ‘Dragon’ Odicta, i cili u vetëvra në gusht 2016, raporton The Philippines Inquirer. Rapiz ishte në listën e dyshuar të Duterte-s.
“Unë me të vërtetë do t’ju vras. Kjo është arsyeja pse ju paralajmërova: ‘Mos e shkatërro vendin tim, sepse unë do t’ju vras. Mos shkatërroni bijtë dhe bijat tona, sepse unë do të t’ju vras “, tha Duterte.