Templates by BIGtheme NET

Gisele Bündchen tregon si u largua nga “Victoria’s Secret”

Ajo ishte një nga engjëjt kryesorë të “Victoria’s Secret” në vitet 1999 dhe 2006. Bëhet fjalë për Gisele Bündchen.

Ndërkohë që shumë modele ëndërrojnë të fitojnë “krahët e tyre dhe të bëhen engjëj”, Gisele zbulon se koha që ka kaluar si një e tillë nuk ka qenë aq përrallore sa dukej, shkruan Daily Mail.

Ndërsa reflektonte mbi atë që e quajti “Rruga ime drejt një jete më kuptimplotë”, modelja tha se kur mori vendimin të largohej nga kompania gjigande e të brendshmeve, tha se e bëri këtë duke shkruar mbi dy copa letrash “Po” dhe “Jo”.

“Për pesë vitet e para, unë ndjeva  rehat të modeloja në të brendshme, por me kalimin e kohës ndihesha gjithnjë e më pak e qetë duke u fotografuar ndërsa ecja në pasarelë e veshur vetëm me një bikini apo një kordon”, shkruan Bündchen. –‘Më jep një bisht, krahë – lutem, çfarëdo vetëm për të më mbuluar pak’.

Gisele zbuloi se në fillim të kontratës së saj të vitit 1999 me “Victoria’s Secret”, ajo ishte ‘kaq e lumtur’ që kishte fituar sigurinë financiare. Por në vitin 2006 filloi të kishte pasiguri.

“Unë grisa dy copa të vogla letre dhe i vendosa brenda një filxhani çaji “, kujtoi gruaja e legjendës së “NFL”-së Tom Brady, duke shpjeguar se ajo shkroi fjalët “po” dhe “jo” në secilën.

“I mbylla sytë dhe kisha një qëllim: cilado copë letre që unë do zgjidhja do të ishte vendimi i duhur”. Dhe ishte “jo” letra që ajo zgjodhi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto