Janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, dy prokurorët dhe gjyqtari që po shqyrtojnë dosjen “Volvo 4” në kuadër të së cilës janë arrestuar 27 persona, mes të cilëve edhe ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Policia ka njoftuar se janë marrë në mbrojtje me masa shtesë prokurorët Dritan Prençi e Vladimir Mara si dhe gjyqtari Bibë Ndreca.
Në njoftim thuhet se ndaj tyre nuk ka asnjë kërcënim por janë masa paraprake ndaj çdo rreziku të mundshëm.
Treshja e lartpërmendur firmosën fletë-arrestet ndaj personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Operacioni në fjalë u shtri në disa qarqe të vendit dhe në përfundim nën pranga përfunduan 27 persona, ndërsa 6 të gjerë u shpallën në kërkim. Pjesë e operacionit ishte edhe bllokimi i laboratorit të heroinës në Brenog të Hasit.
Mes të arrestuarve janë edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialistë të cilët akuzohen për përfshirje në dosjet që po hetohen.