Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës, Marieta Zaimi në krye të Task Forcës


Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesish në Prokurorinë e Tiranës. Marieta Zaimi vendoset në krye të Task Forcës në vend të Deniona Katros. “Top Channel” shkruan se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.

Po kështu ndryshime ka edhe në Sektorin e Vrasjeve. Mësohet se Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi.

Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *