Vendosni fjalën kyçe....

Nga kamariere në anëtare e Kongresit të Uashingtonit, kush është Alexandria Ocasio-Cortez


Shirat e rënda të martën nuk i ndaluan votuesit të dilnin në votime dhe të votonin Alexandria Ocasio-Cortez-in. Është vetëm 29-vjeç dhe do të jetë anëtarja më e re e Kongresit të Uashingtonit.

“Shiu është i vështirë për pjesëmarrje, ndonjëherë njerëzit vendosin që të mos votojnë për shkak se po bie shi. Mos e bëni këtë “, tha Ocasio-Cortez ditën e zgjedhjeve.  Ajo fitoi përballë  kundërshtarit të saj republikan Anthony Pappas.

“Si kongresistja për rrethin e 14-të të Nju Jorkut, puna ime do të jetë në thelb që të udhëtoj midis Bronksit dhe Queensit dhe Washington DC-së për të shkruar dhe miratuar me të vërtetë ligjet që do të qeverisnin vërtet këtë tokë”, tha Ocasio-Cortez pas fitores. 

Kush është Alexandria Ocasio Cortez?

Alexandria Ocasio Cortez është cilëuar në SHBA si një grua heroinë. Ajo ka punuar si kameriere dhe pastruese, e quajnë heroinë e klasës punëtore.  Ajo është socialdemokrate, dhe ka arritur t’i mundë kundërshtarët politikë shumë më të vjetër dhe më me eksperiencë, të cilët kanë investuar shumë më tepër para në fushatë. 

Është e lindur në Bronks dhe është pjesëtare e klasës punëtore. Nëna e saj është me prejardhje nga Porto Riko, ndërsa babai është me prejardhje nga Bronksi. Deri në moshën pesëvjeçare ka jetuar në Bronks.

Është diplomuar në ekonomi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Boston, mirëpo pas diplomimit ka punuar si kameriere dhe pastruese. Thotë se në angazhim politik e ka nxitur zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA. Teksa studionte, ishte stazhiere te senatori Ted Cruz. Në vitin 2016 ishte pjesë e fushatës së Bernie Sanders në Nju Jork./Hashtag.al 

Burimi: nbcnews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *