Templates by BIGtheme NET

Princi Charles tregon frikën që ka për fëmijën e Meghan dhe Harry-t

Princi Charles po e pret me shumë emocion lindjen e nipit të tij të katërt, por në të njëjtën kohë, ai është i shqetësuar për planetin, që do trashëgojë nga brezat e mëparshëm.

I angazhuar në ruajtjen e mjedisit, princi Charles foli gjatë vizitës së tij në Gana për lajmin e shtatzënisë së Meghan Markle-it dhe për mënyrën se si gjenerata e re do të ndikohet nga ndotja, shkruan revista “People”.

“Unë jam gati të kem një tjetër nip. Besoj se shumë prej jush mund të kenë nipër dhe mbesa ose së shpejti do të bëheni me të tillë”, tha ai, sipas Telegrafit.

“Mua më duket çmenduri nëse ne do t’i lëmë trashëgimi botën e ndotur, të dëmtuar dhe të shkatërruar”, vazhdoi princi Charles.

Sipas tij, “Të gjithë nipërit meritojnë një të ardhme më të mirë.”

Duka i Wales-it e përqendroi fjalimin e tij tek plastika dhe nevoja për të gjetur mënyra të reja për të reduktuar mbetjet e saj.

Pavarësisht se ka nisur mbarë puna, për të reduktuar ndotjen nga plastika, princi Charles kërkon që të ndalohet hedhja e plastikës në oqean.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto