Vendosni fjalën kyçe....

Profilet – 2 gratë e para myslimane në historinë e Kongresit amerikan


Palestinezo-amerikania Rashida Tlaib dhe somalezo-amerikania Ilhan Omar janë bërë gratë e para myslimane në histori që zgjidhen në Kongresin e SHBA-ve.

Tlaib u shpall fituese në shtetin e Miçiganit, në një garë në të cilën ajo ishte e vetmja kandidate kryesore e partisë.

Kurse Omar fitoi qarkun e kongresit të pestë demokratik të Minesotës, duke zëvendësuar kongresmenin e parë mysliman, Keith Ellison, i cili e la vendin e tij për të kandiduar në garën e përgjithshme si Avokat i Shtetit.

Ilhan Omar

Kush janë Omar e Tlaib

Omar, është e para myslimane somalezo-amerikane që është zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës në vitin 2016, është tani një nga dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongresin e SHBA.

Ajo zëvendëson në këtë post përfaqësuesin Demokratik Keith Ellison, myslimanin e parë të zgjedhur në Kongres. Në platformën e saj elektorale Omar, përfshiu mbështetjen për kujdes shëndetësor për të gjithë, reformën e drejtësisë penale dhe rritjen e pagës minimale.

Omar bëri historinë në vitin 2016 kur u zgjodh ligjvënësja e parë somalezo-amerikane në SHBA. Pasi u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 12-vjeçare si një refugjat somaleze, Omar u mor me politikë.

Ajo është shprehur në intervista të ndryshme në media se u rrit me dashurinë për politikën e frymëzuar nga gjyshi i saj.

Pas fitores së saj në vitin 2016, Omar tha se përfshirja e saj politike kishte qenë më shumë sesa thjesht fitorja ose humbja. Ajo ishte kthyer në gurthemelin e historisë së emigrantët dhe të grave me ngjyrë që kandidonin përnjë post të lartë politik.

Rashida Tlaib

Tlaib, është një demokrate nga Detroiti, vajzë e dy prindërve emigrantëve palestinezë. Ajo garoi pa rivalë drejt fitores së saj duke siguruar një vend në Kongres, ku së bashku me Omar janë gratë e parë myslimane në histori që arrijnë deri këtu.

Ashtu si Omar, Tlaib ka përkrahur politikat progresive, duke përfshirë “Medicare for All” (kujdes shëndetësor për të gjithë), një pagë minimale prej 15 dollarësh në orë reformë për emigracionin.

Omar dhe Tlaib i bashkohen Kongresit në këto zgjedhje afatmesme ku u panë një numër rekord i grave që konkurruan për të njëjtën gjë. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e “Times” dhe “Al Jazeera”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *