Vendosni fjalën kyçe....

Rezultatet e zgjedhjeve afatmesme në SHBA, 6 pikat ku triumfuan demokratët


Ditën e djeshme amerikanët iu drejtuan kutive të votimit për ato që njihen si zgjedhjet afatmesme. Demokratët kanë mundur të rimarrin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve pas tetë viteve të gjata jashtë pushtetit, duke i hapur jo pak probleme agjendës administrative të presidentit republikan, Trump. Megjithatë republikanët arritën të zgjerojnë shumicën në Senat dhe me anë të kësaj kanë ruajtur mundësinë për të emëruar gjyqtarë në pikat kyçe.

Rezultatet e zgjedhjeve afatmesme

1-Demokratët kanë fituar kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, duke goditur në shenjë pasi kapën 218 vende për të garantuar shumicën.

2- Ndryshimi është i rëndësishëm për shkak se demokratët do të kenë aftësinë për të hetuar Donald Trump, duke përfshirë edhe fuqinë për të thirrur administratën.

3-Udhëheqësja Nancy Pelosi, tha se fitorja do të lejonte demokratët të “rivendosnin kontrollet dhe balancat” mbi administratën.

4- Republikanët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan, dhe republikani i tanishëm Ted Cruz ka arritur një fitore kundër demokratit Beto O’Rourke.

5- Në Florida, republikani i njohur Trump Ron DeSantis fitoi pas një fushate të ngarkuar racore kundër demokratit Andrew Gillum, ky i fundit është me ngjyrë. Në momentet e fundit të numërit vetëm disa qindra vota i ndanë. Sikur Gillum të fitonte, ai do të ishte guvernatori i parë me ngjyrë në Florida.

6- Një gjë sigurisht që është e qartë – pjesëmarrja ishte e madhe. Pati 114 milionë votues, 31 milionë më shumë se mesataret në vitin 2014.

Çfarë morrën demokratët në këto zgjedhje

Demokratët nuk fituan Senatin, por ata kanë marrë një numër të madh të guvernatorëve.  Në Kolorado, demokrati Jared Polis do të jetë njeriu i parë homoseksual që do udhëheq një shtet amerikan. Në Kansas, demokrat Laura Kelley mundi Kris Kobach.

Në Michigan, demokratët Gretchen Whitmer mundën republikanin Bill Schuette. Në Illinois, demokratja Juliana Stratton fitoi si  guvernatore, gruaja e parë me ngjyrë që do të mbajë atë pozicion. Dhe në Wisconsin, republikani Scott Walker pësoi një humbje të thellë ndaj Tony Evers.

Burimi: The Guardian

Nancy Pelosi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *