Vendosni fjalën kyçe....

Senati italian konfirmon me 163 vota ligjin antimigracion të Salvinit


Senati italian votëbesoi sot qeverinë për një dekretligj mjaft të diskutueshëm që përfshin sigurinë dhe imigracionin, me kërkesë të Matteo Salvini, kreut të Ligës (ekstremi i djathtë).

Qeveria u shpall fituese në votim me 163 vota pro, 59 kundër dhe 19 abstenime, përfshirë votat e pesë senatorëve të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem, në pushtet) të cilët dolën kundër këtij teksti.

Dhoma e Deputetëve pritet të miratojë, përpara fundit të nëntorit, këtë tekst të miratuar në fund të shtatorit nga qeveria e koalicionit Liga/L5Y për të hyrë përfundimisht në fuqi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *