22 persona janë arrestuar në Brescia dhe Bergama pas një operacioni të policisë italiane, mes tyre edhe shqiptarë.
Këta persona janë arrestuar pas akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. “Bresciatoday.it” shkruan se mes të arrestuarve është edhe presidenti shqiptar i një klubi futbolli, Gëzim Sallaku.
Ai është president i “Darfo Calcio”-s, një klub futbolli i serisë D. Në shtëpinë e tij u gjetën 3 armë zjarri të cilat i posedonte pa leje, si dhe municion. Armët mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij. Gjatë operacionit të policisë italiane u zbulua edhe një laborator droge në zonën e Bergamasco.
Të arrestuar janë edhe tre vëllezërit e Sallakut. Operacioni i Prokurorisë dhe Policisë italiane ka filluar saktësisht një vit më parë, në muajin nëntor.
Nga zyra e Prokurorisë, pritet të zbulohen detajet e mëtejshme të aktivitetit të hetimeve dhe përfundimeve të nxjerra në orët e fundit.