Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu bie në Laç, Partizani rimerr kreun


Gola, spektakël dhe surpriza në 3 sfidat e orës 14:00 të së mërkurës të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu pësoi humbjen e 2-të sezonale pasi u mposht në stadiumin Selman Stërmasi me rezultatin 2-0 nga Laçi.

Një fitore e merituar nga kurbinasit me një Skënderbe që luajti dobët dhe e kishte të vështirë të reagonte. Goli i shpejtë i Shtubinës i dha zemër skuadrës së Memellit, i cili mori fitoren e dytë radhazi në krye të Laçit ndërsa për një gabim të Bruno Ditës erdhi edhe goli i dytë i mbrojtësit Gjoni pak minuta përpara fundit që vulosi fitoren e bardhezinjëve që me këtë sukses u ngjitën në vendin e 3-të në kuotën e 22 pikëve.

Me suksesin e dytë radhazi në kampionat skuadra e Gegës u ngjit në kuotën e 28 pikëve, duke rimarrë kreun me dy pikë avantazh ndaj Skënderbeut.

Teuta mori një fitore me përmbysje me shifrat 1-3 në fushën e Kamzës.

Kamza zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë duke kaluar në avantazh me mbrojtësin italian Bonnani, por në pjesën e dytë u shfaq në fushë një tjetër Teutë që e dominoi takimin dhe përmbysi rezultatin me golat e Amadu Latif me penallti, Prognit dhe Beqajt duke marrë fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *