Templates by BIGtheme NET

Vajza e Paul Walker feston 20-vjetorin (FOTO)

Kanë kaluar plot 5 vite që kur aktori i famshëm Paul Walker u nda nga jeta. Pak ditë më parë, vajza e tij Meadow festoi ditëlindjen e tij të 20.

Këtë të djelë, Meadow publikoi një foto të mikes së saj, e cila mbante në duar një kek të vogël me numrin 20.

Meadow është shndërruar tanimë në një grua të bukur, tanimë bërë modele, por shumë pak gjëra dihen për të, për shkak se ajo nuk ndan shumë detaje për jetën e saj private me fansat.

Një periudhë kohe Meadow publikonte shpesht statuse për babain e saj të ndjerë, por tani duket se ka vendosur të jetë më e rezervuar.

Ylli i Fast & Furious,  Paul Walker u nda nga jeta më 30 nëntor të vitit 2013, në një aksident. Vajza e tij, Meadow u rrit nga nëna e saj, Rebecca Soteros.

Në mediat amerikane thuhet se ditën kur aktori u nda nga jeta, e kishte nxjerrë vajzën jashtë për një mëngjes mes vajzës dhe babait dhe planifikonin që në darkë të dekoronin pemën e Krishtlindjeve.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto