Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli zgjodhi të ndante me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një shëtitje në parkun e Liqenit Artificial, në kryeqytet.
Topalli shfaqet sportive teksa bën në ecje në këtë park. “Ka një dritë ndryshe në vjeshtë”, shkruan Topalli. Menjëherë kjo foto u mor nga kreu i Bashkisë së Tiranës dhe u postua në faqen e tij të Instagramit.
“Parku i bukur e i pastër që na bashkon të gjithëve”, shkruan Veliaj.
Veliaj mesa duket është përpjekur të bëjë propagandë edhe me foton që ka postuar Topalli duke treguar kështu se parku i Liqenit Artificial është i pastër, i bukur dhe i bashkon të gjithë.
Duhet të themi se Topalli ka pasur përplasje me kreun e PD-së Basha.