Templates by BIGtheme NET

Gjesti ndaj tifozëve të Juventusit, “The Sun” kritikon Mourinhon

 “The Sun” ka kritikuar Mourinhon për gjestin ndaj tifozëve të Juventusit.  Manchester United fitoi ndaj Juventusit në ndeshjen e radhës në Champions League, gjë që bëri që Jose Mourinho të shpërthejë në festë, me gjestin e dorës në vesh duke provokuar të gjithë tifozët juventinë, të cilët gjatë të gjithë ndeshjes e vërshëllyen dhe e fyen për shkak të së kaluarës së tij me Interin.

Ky gjest i Mourinhos është kritikuar shumë. Tabloidi i njohur britanik, në faqen e parë të tij kishte publikuar artikullin me titullin “Pa klas”, e përkrah ishte fotoja e Mourinhos që nuk lë asnjë vend për interpretime.
Në lidhje me gjithë këtë debat reagoi edhe vetë trajneri.   “Nuk i ofendova tifozët e Juventusit, ata më ofenduan mua. Gjatë ndeshjes unë e harrova që kam qenë pjesë e Interit, kurse ata jo”, tha Mourinho.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto