Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Lezhë, qytetarët në protestë: 79% e të rinjve duan të ikin


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë ku po zhvillon një takim me qytetarët. Rama është duke ndarë karta anëtarësimi në këtë qytet dhe nuk i ka lënë mënjanë as batutat me qytetarët. 

Por një grup të rinjsh janë mbledhur në qendër të Lezhës dhe janë duke protestuar kundër kryeministrit.  Disa prej tyre mbajnë duar një pankartë ku shkruhet: “E gjithë vëmendja e Rilindjes për të rinjtë?! 79% e të rinjve duan të ikin”. Në videon e mëposhtme janë të panishme edhe forca të shumta policie. Protesta është e qetë. 

Në fjalën e tij kryeministri Rama deklaroi se PS ka nevojë për të rinjtë pasi sjellin energji të reja dhe ide ndryshe në të mirë të shoqërisë.

“PS edhe në këtë qark ka nevojë të ripërtërihet në vazhdimësi, për gjeneratën më të re, ka nevojë të ketë energjinë dhe zemërgjerësinë e të rinjve, pasi në shumë zona vuan nga mbyllja dhe nga një vjetërim për shkak të mbylljes, dhe ne duhet ta çajmë sëbashku këtë formë rrethimi që i bëhet strukturave të Partisë, për të parë përtej mureve dhe që Partia të reflektojë shoqërinë, të rrezatojë vizion e forcë qëllimesh të përbashkëta për të ardhmen.”, tha ai. 

Video marrë nga Panorama:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *