Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Korçë ku kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit dhe janë përplasur dy makina. Viktimat janë një burrë dhe një fëmijë,  Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Raportohet se edhe një tjetër person është plagosur. Mësohet se babë e bijë ishin duke ecur në trotuar dhe janë përplasur nga njëri automjet.  Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë. Ndërsa policia ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve, Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi.

Njoftimi i policisë:

Njoftimi i policisë së Korçës për aksidentin:

Me datë 18.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale. U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Foto nga vendi i ngjarjes, marrë nga Ballkan web:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *