Templates by BIGtheme NET

Trump nuk do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Macron në Paris

Ndryshe nga shumë udhëheqës të tjerë botërorë, Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Emmanuel Macron i Francës. 

Forumi i Paqes i Parisit përkon me programin e Francës për përkujtimin e fundit të Luftës së Parë Botërore që po zhvillohet këtë javë. Rreth 70 udhëheqës botërorë do të vizitojnë Francën për këtë ngjarje. 

Por ndryshe nga njerëzit, përfshirë Angela Merkel të Gjermanisë, Vladimir Putin të Rusisë dhe Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë, presidenti amerikan nuk do të marrë pjesë në forum, i cili shënohet si një ngjarje e re vjetore që synon “të zhvillojë zgjidhje për sfidat e sotme ndërkufitare”.

Ndërsa data e hapjes po i afrohej më shumë, kishte shumë pasiguri rreth pjesëmarrjes së Trump. Por sot organizatori kryesor Justin Vaisse i konfirmoi AFP-së se udhëheqësi amerikan nuk do të jetë pjesë e tij. Më parë këtë javë Vaisse u përpoq të minimizojë rëndësinë e pranisë së Trump.

Burimi: RT

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto