Templates by BIGtheme NET

Demokratët akuzojnë Trump: Shkarkoi prokurorin për të penguar hetimet ndaj rusëve

Hetimi në SHBA për ndërhyrjen e supozuar ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 mund të jetë nën kërcënim pasi Presidenti Donald Trump shkarkoi prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions, thonë demokratët kryesorë të opozitës.

Nancy Pelosi, e cila drejton demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, e quajti vendimin e Trump një përpjekje të hapur për t’i dhënë fund hetimit ose për ta penguar atë. Demokratët  janë zotuar që do të mbrojnë këtë hetim edhe pse Trump ka influencë në gjyqsor. 

Disa republikanë duket se kanë ndarë shqetësimin e demokratëve për të ardhmen e hetimit, e cila udhëhiqet nga avokati special Robert Mueller.  Senatori Susan Collins dhe Mitt Romney thanë se nuk duhet penguar në asnjë mënyrë ky hetim. 

Një ditë më parë  Donald Trump shkarkoi nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Jeff Sessions.

Trump e ka kritikuar zyrtarisht Sessions për muaj me radhë, kryesisht për refuzimin e tij për të mbikqyrur hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në favor të Trump në zgjedhjet e 2016-ës.

“Ne e falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij! Emri i zëvendësuesit do të prezantohet në një datë të mëvonshme.”, shkruan Trump.

Burimi:BBC

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto