Vendosni fjalën kyçe....

Aleati i Merkel në krye të partive të djathta evropiane


Partitë europiane të djathta kanë zgjedhur këtë të enjte europarlamentarin gjerman, Manfred Weber, për t’i udhëhequr drejt fushatës së re elektorale të vitit të ardhshëm në Europë, e sigurisht duke i dhënë atij një shtysë për postin më të fuqishëm në BE.

Weber, një aleat i Kancelares gjermane, Angela Merkel, fitoi mbështetjen e 79.2 për qind të delegatëve të Partisë Popullore Europiane (EPP), të pranishëm në takimin në Helsinki, duke mposhtur me lehtësi ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, me rreth 20 për qind të votave.

Nëse PPE-ja ruan pozicionin e saj si grupi më i madh në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit 2019, Ëeber do të ishte në rolin e pretendentit për të garuar për postin e kreut të Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut të kryesuar aktualisht nga Jean-Claude Juncker.

Megjithatë, disa sondazhe parashikojnë se PPE-ja do të humbasë shumicën, nën presionin e populistëve nga të dyja krahet, e majta dhe e djathta, ose udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, të cilët do të kenë fjalën e fundit, mund të vendosin të mos emërojnë një kandidat partiak në fund të fundit.

Gjithsesi, kandidatura është një çmim i lartë që do të pasojë zgjedhjet europiane të 26 majit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu në lojë janë edhe vendet për të udhëhequr Këshillin Europian, që përfaqëson qeveritë kombëtare; Parlamentin Europian; Bankën Qendrore Europiane; si dhe politikën e jashtme të bllokut, post që mbahet aktualisht nga Federica Mogherini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *